Gara për Tiranën, Hasimja: Këlliçi, zgjedhje shumë e mirë e PD por nuk besoj te gjërat falas

Politologu Ermal Hasimja duke komentuar  në "Ora e Betit" komentoi betejën për bashkinë e Tiranës.

Ai tha se Belind Këlliçi ka qenë një zgjidhje shumë e mirë e PD, por se nuk beson shumë te premtimet për shërbime falas.

Hasimja: Këlliçi është një figurë e re, ka qenë një zgjedhje shumë e mirë e PD.  Këto gjërat falas nuk i besoj, do ti paguajë dikush. Është si puna e shëndetësisë falas.Paratë e shqiptarëve janë më mirë të menaxhuara dhe të shpenzuara na sipërmarrja se shteti.Besoj te ndërhyrja minimale e shtetit. Shteti duhet ndarë nga ekonomia.Premtimet për ulje taksash janë interesante.