Meta për familjen që ka refuzuar paratë e ‘Rilindjes’ për votën: Shqiptarët e kanë marrë vendimin, ndryshimi më 14 maj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2023, 12:27
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të qytetarëve që kanë refuzuar të shesin votën e tyre.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta ka ndarë një video të një familje që ka denoncuar dhe ka refuzuar paratë e qeverisë së ‘Rilindjes’ për blerjen e votës.
Sakaq, ka shkruar se ‘shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe se më 14 maj, ndryshimi është i pandalshëm’.
“Përshëndes qëndrimin kurajoz të kësaj familje me dinjitet, që denoncon dhe refuzon paratë e Rilindjes për blerjen e votës.
Shqiptarët e kanë marrë vendimin. Ndryshimi më 14 Maj është i pandalshëm”, ka shkruar Meta në Facebook.

