Meta: Ka një dallim të madh midis modelit tonë dhe të Rilindjes, fitojmë gjithë Shqipërinë në 14 maj
Përmes një postimi në Facebook, Ilir Meta shkruan së ka një dallim shumë të madh midis modelit të kandidatëve të “Bashkë Fitojmë” dhe të "Rilindjes".
Ai shton se vetëm Bashkia e Shkodrës dhe Kryebashkiaku i saj Bardh Spahia i kanë publikuar të gjitha vendimet që kanë marrë, ndërsa Bashkitë moniste kanë zero transparencë.
Meta: Ka një dallim shumë të madh midis modelit tonë dhe të "Rilindjes". Është raporti me transparencën. Vetëm Bashkia e Shkodrës dhe Kryebashkiaku i saj Bardh Spahia i kanë publikuar të gjitha vendimet që kanë marrë, ndërsa Bashkitë moniste kanë zero transparencë.
Modeli ynë është transparenca, ulja e taksave, gjithëpërfshirja dhe vendimmarrja në shërbim të qytetarëve. Prandaj do të fitojmë pa diskutim në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë më 14 Maj.
