Meta: Kam besim tek fitorja e jashtëzakonshme e Shkodrës më 14 Maj me Bardh Spahinë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan në Facebook se ka besim te fitorja e jashtëzakonshme, frymëzuese e Shkodrës më 14 Maj me Kryebashkiakun Bardh Spahia.

Ai shton se është besimplotë për vlerat dhe dashurinë që qytetarët shkodranë kanë për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor.

Meta: Ashtu siç isha plotësisht i bindur kur firmosa si President dekretin e zgjedhjeve të 6 Marsit, të njëjtën bindje dhe besim kam tek fitorja e jashtëzakonshme, frymëzuese e Shkodrës më 14 Maj me Kryebashkiakun Bardh Spahia.

Besimplotë për vlerat dhe dashurinë që qytetarët shkodranë kanë për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor.