"Durrësi kërkon ndryshimin", Gjylmi: Gara është e fortë, Cara gëzon respektin e votuesve të djathtë e të majtë

Gazetarja Elona Gjylmi e ftuar në "Drejt" thotë se gara për bashkinë e Durrësit do të jetë e fortë, porse nevoja për ndryshim është e madhe.

Ajo nënvizoi se PS është konsumuar në atë qytet, teksa shtoi se kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" Igli Cara gëzon respektin e votuesve të djathtë dhe të majtë.

Gjylmi: Është një garë e fortë, ka gati 20 vjet që Durrësi qeveriset nga të majtët. Kam qenë e vogël në kohën kur një kryetar bashkie ka qenë i PD, i fundit ishte zoti Gorea. Megjithatë kërkohet ndryshimi, të paktën nga takimet që para para disa ditësh në qytet edhe ata që njihen si votues tradicionalisht të majtë kërkojnë ndryshim. Në Durrës është një garë e fortë, ka deputet zotin Rama, kryeministrin e Shqipërisë. Ndodhet përballë një mazhorance të konsoliduar atje por do të shohim sa e nevojshme dhe sa e fortë do jetë dëshira për të pasur ndryshimin përballë të gjithë makinerisë së pushtetit.

Do të jetë votë kundër apo pro?

Gjylmi: Cara është një ndër njerëzit që gëzon respektin maksimal të gjithë votuesve, të majtë apo të djathtë. Ka përkrahjen e të gjithë demokratëve, ata të drejtuar nga Alibeaj dhe ata të drejtuar nga Berisha. Është dhe faktori që janë të lodhur me atë qeverisje që kanë pasur mbi 20 vjet. Pavarëisht menefregizmit të durrsakëve është momenti për ndryshim. Ky ishte përceptimi që unë pata para disa ditësh në qytet.