Aksident në aksin Bilisht - Kapshticë/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

Një 50-vjeçar humbi jeten, pasi u aksidentua gjatë punës një një fabrike mielli në pronësi të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në afersi të fshatit Rrilë të Lezhës

Viktimë mbeti Ndue Gjinaj.

50-vjeçari mësohet se ra nga një lartësi prej 3 metrash, duke marrë dëmtime të shumta në pjesen e kokës.

Ai dërgua me urgjence në Spitalin rajonal të Lezhës dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, nuk mundi të mbijetoje dhe humbi jeten në spital 30 minuta pas ngjarjes.

Në lidhje me rastin policia nisi hetimet për zbardhjen shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu edhe Inspektorati Shtetëror i Punës tha se do të do të nisë verifikimet, për të parë nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.

Ky është aksidenti i tretë në pune me pasojë vdekjen që ndodh brenda pak muajsh në Qarkun e Lezhës.

Në muajin janar një gomist humbi jetën në fshatin Spiten, teksa po riparonte gomën e një kamioni. Ndërsa në muajin mars një mekanik në Kurbin gjeti vdekjen, pasi automjeti që po riparonte e zuri poshtë.