Jep dorëheqjen drejtoresha e ASHK Durrës, Xheni Agolli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2023, 13:36
Jep dorëheqjen drejtoresha e ASHK Durrës, Xheni Agolli.
E vendosur në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë, më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ajo qëndroi vetëm pak kohë në këtë post. Akoma nuk janë bërë publike arsyet e këtij vendimi.
ASHK Durrës është institucioni me ndryshimin më të shpeshtë të drejtuesve në këto vitet e fundit. Ajo sapo është konfirmuar se është zëvendësuar nga Ilir Gjinali, punonjës i vjetër i këtij institucioni.