Tritol në gomën e pasme Golfit 5 në Shkozet, në pronësi të një personi me precedentë penal

Është djegur një makinë ditën e sotme në Durrës. Ngjarka  ka ndodhur në lagjen nr. 14 në Shkozet.

Makina e cila është një golf 5 dhe ka marrë flakë në rrugën në afërsia të ndërmarrjes se njohur Ormn.

Mësohet se eksplozivi ka shpërthyer te goma e pasme e automjetit tip golf 6 te shtetasit Aldi Mustafi, i cili njihet si një person me precedentë penalë.

Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje.

"Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet - Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale." - njofton policia." - njofton policia. 

Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.