Pa rrugë, arsim e shëndetësi/ Rruga e fshatit Peshk në Bulqizë pothujse e pakalueshme, banorët: Njerëzit po ikin

Fshatrat anembanë vendit vijojnë të kenë problematika në infrastrukturë. Në Peshk të Bulqizës, banorët kanë lënë fshatin, ndërsa aat që kanë mbetur thonë se nuk kanë rrugë, arsim e shëndeësi, ndërsa shtojnë se nuk kanë asnnjë arsye për të vijuar për të qëndruar në zonë.

Ky është fshati Peshk në Krastë të Bulqizës.

Rruga që të çon në këtë fshat është tërësisht e degraduar.

Gropat e mëdha që janë kijuar, dhe rrëshqitja e gurëve dhe e dherave bën që aksi rrugor të jetë i rrezikshëm për banorë.

Banorët shprehen se fshati po boshatiset, pasi shteti atyre nuk u ka siguruar infrastrukturë, arsim e shëndetësi.

"Mungesa e infrastrukturës, arsimi dhe shëndetësia. Këto janë tre faktorët kryesorë që ky vend nuk bëhet," tha një banor.

Thonë se autoritet janë në dijeni të situatës, por që askush nuk e ka marrë mundimin të ndërhyjë.

"Kur ka shi këtë rrugë e mbajnë vetën shoferat e furgonave të linjës dhe u ikën një orë kohë për të hapur rrugën se nuk vjen njeri. Fshati është braktisur, kanë ikur pothuajsë të gjtihë, vetëm pleq e plaka, rinia ka ikur, " tha ai.

Fshati Peshk është një ndër dhjetëra fshatra në zonën e Dibrës që janë drejt boshatisjes se madhe nisur disa vite më parë.