Vendosja e 2 GPS-ve në makinë, shpallet në kërkim 28-vjeçari nga Pogradeci

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë vijuar hetimet, në bashkëpunim me Prokurorinë e Pogradecit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të të vendosjes së 2 GPS-ve.

Dy pajisjeve GPS u vendosën në automjetet e shtetasit E. Ç., që jepeshin me qira prej tij.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi S. S., 28 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.