Veliaj kryen shërbime pa konkurrim, bashkia Tiranë jep 553 mijë euro në mungesë të konkurrencës
Bashkia e Tiranës vijon të japë tendera në mungesë të konkurrencës. Edhe në dy prokurimet e fundit me vlerë totale 553 mijë euro, institucioni që drejtohet nga Erion Veliaj i ka shpallur fituesit duke mos pasur më shumë se 1 konkurrent në garë. Për më tepër kontratat fitohen me oferta sa 99% të vlerës së tenderit.
Bashkia e Tiranës vijon të japë tendera ku pjesëmarrës rezulton vetëm kompania fituese. Në dy prokurimet që janë mbyllur në fund të marsit me vlerë totale 553 mijë euro, KA MARRË pjesë vetëm një kompani në prokurimet respektive.
Në të parin që ka si qëllim marrje me qira mjetesh transporti për Inspektoriatin e mbrojtjes së territorit do të shpenzohen 332 mijë euro.
Në të ka marrë pjesë vetëm subjekti “CLASSIC” i cili duke mos pasur konkurrent tjetër në garë është shpallur fitues.
Kompania në fjalë ka kërkuar sa 99.9% të fondit limit, për të siguruar makinat për 36 muaj që nga nënshkrimi i kontratës.
E njëjta metodë është ndjekur edhe në procedurën për blerje boje për sinjalistikën rrugore e cila është kërkuar nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve dhe ndriçimit publik në Tiranë.
Në prokurimin prej 221 mijë eurosh, ka shfaqur interes vetëm subjekti “SI.SI-AL” i cili është shpallur fitues me ofertën sa 93% të vlerës së tenderit për të blerë mallin.
Tenderimet në mungesë të konkurrencës janë ngritur si shqetësime nga ekspertët, pasi mbartin dyshime se mund të jenë kontrata me fitues të paracaktuar, ose siç i quan kryeministri “kostume të qepura me porosi”.
Prokurime që në institucionin që drejtohet nga Erion Veliaj nuk kanë të ndalur.
