Aksidenti në Unazë, i paralajmëruar/ Eksperti i sigurisë rrugore: Duhen më shumë mbikalime për këmbësorët
Pas aksidentit rrugor të së dielës ekspertët thonë se duhet të ishin marrë masa sa më parë.Sipas ekspertit rrugor, Arben Luzi, në aksin ku ndodhi aksidenti ka vetëm një rrugë kalimi për këmbësorët, ndaj duhet të merren masa sa më parë për parandalimin e humbjeve të jetës.
Aksidenti tragjik pasditen në Unazën e Re në zonën e Astirit në Tiranë, për ekspertët ishte ngjarje e paralajmëruar.
Arben Luzi evidenton për Ora News thekson se në zonë e mbipopulluar ka vetëm një mbikalim për këmbësorët.
"Kjo rrugë në gjithë gjatësinë e saj ka vetëm një kalim ndërprerje rruge për një kalim këmbësorësh. Duhet të kishte vendkalime të tjera për këmbësorë, mbikalime apo nënkalime që në projekt. Mosekzistenca e tyre do të vazhdojë të sjellë pasoja dhe duhet të ndërhyhet tani në këtë fazë që rruga është akoma në ndërtim, të ndërhyhet dhe ti jepet një zgjidhje."
Shqetësim tjetër për ekspertin ekspertin e sigurisë rrugore është edhe shpejtësia e lejuar në këtë segment të Unazës së Re.
Thekson nevojën e marrjes së masave për të parandaluar përgjakjen e rrugës.
"Është rrugë urbane kryesore me tendencë për inteurbane kryesore. Ka një shpejtësi mbi atë të lejuarën në qendrat e banuara që është 40 km/h por nën atë që është interurbane kryesore që në bazë të kodit është 90 km/h. Nga vetë projekti i rrugës në këtë segmnent ku ka ndodhur ngjarja është kategorikisht e ndaluar ekzistenca e këmbësorit nëpër karaxhata që janë me trafikndarës të pakapërcyeshëm."
Për të minimizuar aksidentet, sipas Luzit luan edukimi për sigurinë rrugore qoftë për drejtuesit e mjeteve qoftë për këmbësorët.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
