Ky është momenti i shpërthimit të Golfit në Shkozet, pronar Aldi Mustafa, i lidhur me Rrumin e Shijakut
Një atentat me tritol ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Makina e Eral Mustafës i njohur si Aldi Mustafa është hedhur në erë me një sasi tritol.Mustafa ka arritur që të shpëtojë pa lëndime, ndërsa ai është një person i skeduar më parë nga policia dhe i arrestuar me sasi municioni armësh.
Ky është mometi kur tritoli shpërthen në një makinë në Shkozet të Durrësit.
Në mes të ditës në një rrugë me njerëz të tjerë aty pranë, shpërthimi ka qenë i fuqishëm.
Tritoli mësohet se ndodhej në anën e pasagjetit poshtë makinës që drejtohej nga Eral Mustafa, i njohur si Aldi Mustafa.
Policia tha se nga shpërthimi nuk ka dëme ne njerëz.
Eral Mustafa, i njohur si Aldi Mustafa, është një person me të shkuar kriminale dhe i njohur nga policia.
Në vitin 2021, Aldi Mustafa ishte arrestuar pasi në makinën ku ai udhëtonte u gjetën dhe u bllokuan 3 pistoleta, një mitraloz dhe një sasi eurosh.
Asokohe u tha se Aldi Mustafa ka njohje dhe miqësi me Plaurent Dervishaj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut në muajin shkurt 2005.
Madje dyshohet se Mustafa shoqërohej edhe me Aleksandër Lahon ose “Rumin” e Shijakut, një person i njohur në botën e krimit.
