Kryqi 12 metra, në prag të Pashkëve katolike vendoset simboli fetar në fshatin Koljakaj
Në prag të njërës prej festave më të mëdha për katolikët, pashët, në fshatin Koljakaj në Lezhë, një banor ka vendosur një kryq 12 metra të lartë na krye të fshatit. Kreshnik Mujeci tha se thirrja i erdhi nga Zoti, ndërsa banorët e zonës u shprehen të lumtur për këtë simbol fetar që u vendos në fshat.
Jave e madhe e pashkëve e gjeti fshatin Koljaka ne Lezhe me një kryq gjigand.
Simboli fetar i te krishterëve me gjatësi 12 metra është vendosur ne malin e kësaj zone, ne te cilin jetojnë dhe besimtar mysliman.
Iniciativa i ndërmor nga Kreshnik Mujecit, një banore i zonës, i cili tha se për këtë vepër pati thirrjen e zotit dhe mbështetjen e familjes se tij ndërsa falenderoi çdo banore mes ttëe cilëve dhe myslimanët e fshatit për mbështetjen.
Duke e konsideruar si një shenjë e fuqisë se besimit, banoret e Koljakajt thane se ky moment është shume i rëndësishëm për ta dhe do të jetë mbrojtësi i tyre, por shprehen se kryqi dhe besimi duhet të nguliten në zemrën e çdo besimtari.
Bekimi i kryqit U bë në nisje te javës se Pashkëve një prej festave me të rëndësishme për të krishterët, ndërsa pjesë e ceremonisë ishin dhe banor te ardhur nga zona të tjera.
