Më pak kuota më shumë kritere, në auditoret e Universitetit të Tiranës do të ulen 150 studentë më pak
Për vitin e ri akademik Universiteti i Tiranës ka ulur numrin e kuotave ndërsa ka shtuar kriteret. Përfaqësues të tij thonë se synojnë të tërheqin drejt auditoreve studentët më të mirë.
Në auditorët e Universitetit të Tiranës në vitin e ardhshëm akademik do të ulen rreth 150 studentë më pak. Për ata që do të kërkojnë të ulen për herë të parë në auditore janë miratuar 4 mijë e 752 të tilla.
Reduktim më të lartë ka në Fakultetin e Shkencave të natyrës që këtë vit pret 135 studentë më pak.
“Janë kuota të mirëmenduar dhe të bazuara në standardet e cilësisë. Janë të dyja të lidhura.”
Çlirim Duro nga Universiteti i Tiranës thotë se për studentët e rinj do të ketë kritere shtesë. Synimi është që ky institucion të frekuentohet nga më të mirët.
“Janë kriterte të para me shumë kujdes dhe të sillen studentët më cilësorë të mundshëm.”
Risi do të jenë programet e përbashkëta me disa universitete në Francë, Spanjë, Itali e Greqi duke bërë që në përfundim të studimeve përfitohen dy diploma.
Nga ana tjetër janë 14 programe studimi në shqip që ofrohen edhe në gjuhën angleze.
“Zyrtarisht kemi 14 programe nga ministria e Arsimit që i ofrojmë edhe në gjuhën angleze.”
Në shkurt Universiteti i Tiranës u akreditua maksimalisht me 6 vite ndërsa në përfundim është edhe procesi i akreditimit të programeve të studimit.
