Shtohet fëmijët astmatik, ndotja e ajrit ndikon në rritjen e rasteve me astmë jo alergjike

Fëmijët që vuajnë nga astma alergjike janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit. Mjekët alergologë ngrenë alarmin edhe për shtimin e pacientëve ku shkak është kryesisht nga ndotja e ajrit.

Numri i fëmijëve të cilët vuajnë nga astma alergjike është shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Mjekja Alergologe, Alketa Ibranji thotë se më të rrezikuar janë grupmoshat pediatrike.

“Shohim në mënyre të dukshme shtimin e rasteve të reja, nga 6 vjeç deri adoleshentë.”

Ajo shfaqet sapo bie në kontakt me faktorët.

“Astma nga alergjia kërkon një faktor alergjik që mund të jetë brenda dhe jashtë.”

Situatë shqetësuese është edhe për ata që vuajnë nga astma joalergjike, të cilat prekin më shumë grupmoshat mbi 30 vjeç.

“Të gjitha kimikatet që nuk kanë lidhje me alergjinë, por që nuk kanë lidhje me faktorët. Ose janë arsyet hormonale. Kemi edhe nga duhani.”

Shkak i kësaj është ndotja e ajrit, apo edhe konsumimi i duhanit. Emocionet pozitive dhe negative kanë gjithashtu ndikim.

Kolla, vështirësia në frymëmarrje apo edhe lodhja janë disa nga shenjat kryesore të kësaj sëmundje.

Në 300 mijë banorë, 11 mijë janë të sëmurë kronikë alergjikë në Tiranë.

Në të gjithë botën numërohen 350 milionë pacientë me astmë, ndërsa 180 mijë persona humbin jetën çdo vite prej kësaj sëmundje.