Gjendet gjurmë ADN-je të Arsen Preçit në BMW X6 të gjetur Elbasan me armë e benzinë

Pas gjetjes së makinës BMW X6 në Elbasan dhe brenda saj 3 armë zjarri dhe dy shishe benzinë, prokuroria ka arritur të sigurojë prova të reja që e lidhin personat e arrestuar më ngjarjen.

Burime për Ora News bëjnë me dije se brenda makinës së BMW janë gjetur bishta cigaresh ku pas analizimit të laborator ka rezultat së ka gjurmë ADN të Arsen Preçit.

Pavarësisht së të dy i kanë mohuar të kenë lidhje më makinën tashmë prova e siguruar është e pa kontestueshme.

Masa e sigurisë që është lënë në fuqi nga Apeli për 60 ditë do të ndryshojë ku mësohet se prokuroria do të kërkoj burg deri në fund të hetimeve. 

Gjendet gjurmë ADN-je të Arsen Preçit në BMW X6 të