Erzeni në zonën europiane, 4 pikë larg kreut, Egnatia ndalet në “Niko Dovana”

Erzeni fiton ndeshjen e dy skuadrave surprizë të sezonit duke e penguar Egnatian në tentativën për të kapur momentalisht kreun e Tiranës dhe Partizanit. Shijakasit kthehen te fitorja në një ndeshje plot episode ku golin e parë e shënoi Kahrimanovic nga pika e bardhë pas 7 minutave të konsultimit me sistemin VAR ku arbitri e cilësoi të parregullt ndërhyrjen e zejnullait ndaj Ademit.

Mesfushori kroat zhblllokoi ndeshjen dhe më pas Nonato gjeti edhe golin e dytë duke i dhënë një “shuplakë” të fortë skuadrës së Edlir Tetovës. Zhbllokimi i brazilianit pas disa javëve në krizë është një lajm i mirë për Xhevahir Kapllanin dhe Erzenin.

Erzeni në zonën europiane, 4 pikë larg kreut, Egnatia ndalet

Ndeshja vijoi me shumë ritëm ndërsa në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, Dwamena shtoi golin e shtatë personal në 8 ndeshjet e luajtura me fanellën e Egnatias. Nonato gjeti një gol tjetër në pjesën e dytë por u sinjalizua për pozicion jashtë loje ndërsa në krahun e rrogozhinasve pati pretendime për një 11-metërsh në pjesën e parë.

Erzeni në zonën europiane, 4 pikë larg kreut, Egnatia ndalet

Dwamena në fundin e takimit u ndal nga Xhika dhe nga shtylla që i dhuroi Erzenit 3 pikë dhe bllokoi Egnatian në momentin më të mirë të saj. Pas kësaj sfide, Erzeni ngjitet në vendin e katërt me 36 pikë, 1 më pak se rrogozhinasit e vendit të tretë.