Mrekullia e De Ligt, shikojeni nga një tjetër këndvështrim ndërhyrjen e heroit të Bayern-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2023, 11:23
Nëse Vitinha do ta kishte shënuar golin me portën pothuajse të boshatisur, atëherë ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër.
Bayern Munchen fitoi jo pa siklet ndaj PSG 2-0 por momenti që vendosi ndeshjen ishte ai i fundit të pjesës së parë kur De Ligt shpëtoi skuadrën nga një gol i sigurt.
UEFA publikon një video nga një kënd tjetër që tregon se çfarë ka gabuar portugezi por edhe ndërhyrjen heroike të holandezit që me këtë veprim ka justifikuar 80 milionët e paguara nga Bayern në verë.
