Tottenham, Richarlison nuk kursehet ndaj trajnerit Conte: Një sezon m...

Eleminimi nga Champions League ka lënë një shije të hidhur në kampin e Tottenham ku më shumë se humbjen nuk arrijnë të përtypin mënyrën se si u soll skuadra në fushën e lojës.

Një prej kitikëve më të mëdhenj të teknikut aktual, Antonio Conte është sulmuesi brazilian Richarlison, ende pa asnjë gol në Premier League që prej verës kur mbërriti në Londër nga Everton. Tekniku italian e aktivizoi vetëm 20 minuta dhe pas ndeshjes shtatlarti nuk u kursye ndaj teknikut.

“Më kërkuan që të bëja një test në palestër dhe trajneri më premtoi që do të luaja sepse i kalova të gjitha parametrat. Kur erdhi momenti më kërkoi që të ulesha në pankinë.

Këto janë gjëra që nuk arrin t’i kuptosh. Nuk mund të luanim në atë mënyrë duke e ditur që kishim nevojë për një gol minimalisht. Mendoj që duhej ta kishte orientuar skuadrën të luante në sulm të paktën gjatë pjesës së dytë. Ky është një sezon m.. për mua dhe skuadrën”.