Kritikoi politikën e ndalimit të emigrantëve (shqiptarë) me gomone, Lineker nuk pezullohet nga BBC
Mbyllet në favor të Gary Lineker çështja delikate që ka prekur ish-futbollistin, sot prezatues i BBC për futbollin, i cili krahasoi politikat e qeverisë me ato të Gjermanisë së viteve ’30.
Në një postim të bërë në Twitter disa javë më parë, Lineker bëri krahasimin duke thënë se vendimi për ndalimin e më pas deportimin e emigrantëve që mbërrinin në Britani me barka të vogla, është një politikë e ngjashme me atë të Gjermanisë së viteve 1930.
Në një masë të madhe, janë shqiptarë ata që kalojnë La Manshin për të prekur tokën ishullore dhe Lineker doli pikërisht në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre, duke theksuar më pas se nuk ka asnjë qëndrim politik në deklaratën e tij e madje ai vazhdon të jetë kundër qëndrimit të ministres se Jashtme, Suella Braverman dhe Kryeministrit Rishi Sunak.
BBC mori pak kohë për të vlerësuar rastin në fjalë dhe vendosi që të vazhdojë bashkëpunimin me Lineker, një figurë shumë e njohur në fushën e blertë por edhe në ekran prej shumë vitesh.
