Surpriza e një datëlindjeje/ Futbollistët e Skënderbeut urim të veçantë për tifozin e zjarrtë Refit Rezhda

Tifozi i flaktë i Skënderbeut, Refit Rezhda, feston sot 66 vjetorin e lindjes.

Rezhda njihet për tifozllëkun e tij në çdo ndeshje, dhe për më tepër në çdo seancë stërvitore ku nuk mungon për të dhënë mbështetjen e tij për ekipin bardh e kuq.

E në këtë ditë të shënuar për të, ekipi i Skënderbeut e ka uruar në ambientet e fushës ku bëjnë stërvitjen, ndërsa tifozi duket aq i emocionuar sa nuk i ka mbajtur dot lotët.