Tifozi bask humbet gishtin në stadiumin e Romës, ia gjen bashkëshortja

Incident i pakëndshëm për një tifoz të Real Sociedad në Romë për transfertën e Europa League që skuadra baske e humbi me rezultatin 2-0 dhe ku një nga golat e shënoi mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Teksa ndodhej në shkallët e stadiumit “Olimpico” ai ka humbur një nga gishtat e dorës por dinamika e incidentit nuk dihet ende.

Drithërues momenti që rrëfejnë dëshmitarët okularë sipas të cilëve, tifozi ishte në gjendje të dehur dhe pasi u rrëzua në shkallët e sektorit mik, humbi gishtin, me shumë mundësi për shkak të unazës së martesës pasi dora mbeti e bllokuar në rrjetën metalike ndarësë.

Ishte pikërisht gruaja e tij që e gjeti gishtin e këputur ndërsa policia mmori menjëherë masa për ta transportuar në spital ku tifozi iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate.