Georgina në serialin e Netflix për jetën me CR7. Fotoja imazh i kopertinës është gati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2023, 09:33
Georgina Rodriguez na jep një ide fillestare të serisë së re të xiruar nga Netflix dhe që flet ekskluzivisht për jetën e saj nën të njëjtën çati me kampionin Cristiano Ronaldo.

Modelja, partnere e CR7 prej disa vitesh, publikon disa foto interesante dhe shumë sensuale ndërsa posteri i serisë që do të shfaqet së shpejti, është një miks mes disa pozave interesante të 28-vjeçares, e cila është zhvendosur në Arabinë Saudite bashkë me sulmuesin pasi luzitani firmosi një kontratë të çmendur me Al Nassr.

Ronaldo dhe Georgina janë njohur në vitin 2017 dhe seria e parë nis pikërisht nga hapat e parë me bomberin që në atë kohë luante te Real Madrid. Me modelen portugeze, Ronaldo ka sjellë në jetë dy fëmijë.

