Latifi bëhet problematik për Vllazninë, sulmuesi gjobitet nga klubi

Prej kohësh ka pasur pikëpyeyje për Liridon Latifin dhe është trajneri Mirel Josa që konfirmon mosmarrëveshjet që lojtari ka me stafin e klubin.

Në konferencën e shtypit përpara Partizanit, trajneri i Vllaznisë qartëson:

"Ka disa të vërteta për çështjen e Latifit por mua më intereson skuadra dhe jo individi. Për reagimin e bërë në ndeshjen ndaj Teutës klubi ka marrë masat si financiarisht ashtu edhe në lidhje me aktivizimin e tij. Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në ndeshjen me Partizanin".

Në transfertën e Durrësit, sulmuesi i lindur në Kosovë, nuk pranoi të luante gjatë pjesës së dytë, duke kundërshtuar vendimin e trajnerit Mirel Josa. 

Latifi bëhet problematik për Vllazninë, sulmuesi gjobitet nga
Liridon Latifi