Ironia e fatit/ Vdes në aksident automobilistik djali i presidentit të FIA-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2023, 13:04
Babai i tij është presidenti i autoritetit më të lartë të garave motorike, dhe kjo është ironia e fatit, pasi Saif Muhammad bin Salim ka humbur jetën pikërisht nga një aksident automobilistik.
Bëhet fjalë për djalin e drejtuesit të FIA-s, Mohammed Ben Sulayem. I apasionuar pas motorave, djali i tij ishte shumë aktiv në rrjetet sociale ku dialogonte me njerëzit rreth makinave që babai i tij ka koleksion në Katar.
Saif, ashtu si babai i tij kishte garuar në të shkuarën në nivele amatore por ishte tërhequr në vitin 2017, ndërsa detajet e aksidentit që i mori jetën, nuk bëhen të ditura.
