Rafael Leao bën kërkesa të ekzagjeruara për rinovimin me Milanin

Sport Mediaset zbulon kërkesat e sulmuesit portugez, Rafael Leao për të hedhur firmën në kontratën e re me Milanin pasi aktualja skadon në fund të sezoni të ardhdhsmë dhe ai mund të largohet me parametra zero.

Lojtari i talentuar luzitan kërkon një kontratë 5-vjeçare me 7.5 milionë euro në sezon. Për të hedhur menjëherë firmën në kontratë ai kërkon edhe 2 milionë euro shtesë. 

Një shumë e konsiderueshme nëse llogaritet edhe gjoba prej 21 milionë eurosh që duhet të paguajë klubi kuqezi te Sportingu i Lisbonës për shkak të gjobës qe Leao ka ndaj klubit ku u rrit.