Në Frankfurt e kanë me Napolin: Duhet ta përjashtoni nga Champions League

Vendimi i Romës zyrtare për të ndaluar mësymjen e tifozëve të Eintracht Frankfurt në Napoli, ka ndezur zemërimin e gjermanëve që kërkojnë madje deri përjashtimin e të kaltërve nga Europa.

Ndeshja e së mërkurës do të luhet në “Maradona” pa praninë e “shqiponjave” të Gjermanisë në shkallët e stadiumit dhe ky sipas klubit mik është një minus i madh, duke parë praninë e tyre masive në transfertat e ndeshjeve jashtë shtëpisë.

Këshilltari i bashkisë së Frankfurtit, Maximilian Klockner bën thirrje publike që UEFA ta përjashtojë Napolin edhe pse vendimi është marrë për të ruajtur rendin publik.

Tifozët e Eintracht kanë gjetur edhe mbështetjen e kolegëve të tyre nga Mynihu pasi gjatë ndeshjes me PSG, ata shpalosën një banderolë ku kërkonin që tifozët nga Frankfurti të mos ndalohen për të udhëtuar drejt qytetit italian.

Në Frankfurt e kanë me Napolin: Duhet ta përjashtoni nga