Tottenham e ka “shkarkuar” Conte-n dhe ka dy emra në listë

Tottenham ka nisur punën për të gjetur pasardhësin e trajnerit Antonio Conte, në limitet e projektit të “Spurs”.

Pas eleminimit nga Champions League, londinezët po kërkojnë një trajner me emër dhe i pari në listën e tyre është Thomas Tuchel që pak muaj pas largimit nga Chelsea do të drejtonte sërish një skuadër londineze por këtë herë ata me fanella të bardha.

Një tjetër emër që i josh dhe jo pak pronarët amerikanë të Tottenham është edhe argjentinasi Mauricio Pochettino, edhe ai momentalisht pa një detyrë pas largimit nga PSG ku i la vendin Christophe Galtier.

Kontrata e italianit Conte skadon në fund të këtij sezoni dhe klubi nuk ka ndërmend t’ia zgjasë madje edhe vetë trajneri kohë më parë ka bërë me dije se ky mund të ishte sezoni i fundit me Tottenham.