Dolën për gjueti, bënë sherr, kërciti arma/ Si ndodhi plagosja mbrëmjen e djeshme në Kurbin

Kishin dalë së bashku për gjueti, por zënka mes dy shokëve në Luginën e Patokut çoi në përdorimin e armëve. Besnik Selmani plagosi me armë zjarri mikun e tij Besnik Pula, pasditen e së martës ndërsa i plagosuri u çuan në spitalin e traumës në tiranë. Policia po vijon kërkimet për autorin e ngjarjes.

Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e së martës në lagunen e Patokut në Kurbin.

Sipas burimeve zyrtare, i plagosuri Besnik Pula 49-vjeç dhe autori i ngjarjes Besnik Selmani 56-vjeç ishin shokë me njëri tjetrin dhe kishin dalë për gjueti në lagune.

Në një moment ata kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin për çështje pronësie dhe bagëtish dhe në debat e siper 56-vjeçari Selmani qëlloi me armë gjahu 49-vjeçarin Pula dhe u largua në këmbë.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë policia vijon punen për lokalizimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, duke ngritur pika kontrolli dhe krehur të gjithë zonen.

Plagosja me armë gjahu ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes të së martës në mes një ishulli në Lagunen e Patokut.

Dolën për gjueti, bënë sherr, kërciti arma/ Si ndodhi