Eksploziv marketit në Kamëz në mes të natës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2023, 08:36
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të së mërkurës në Kamëz
Një shpërthim i ndodhur në marketin e shtetasit A. Q në rrugën “Demokracia” ka alarmuar policinë e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë Kamëz - Informacion paraprak
Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën "Demokracia", është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.
Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Naim Qarri

