Filmohen në qiellin e Durrësit dy objekte sferike gjatë natës (Video)
Nga Ora News Përditësimi i fundit 8 Mars 2023, 09:29
Dy objekte ndriçuese janë shfaqur në qiell në Durrës gjatë mbrëmjes së djeshme.
Objektet kanë qëndruar gjatë në sfondin e Currilave dhe kanë qënë 2 objekte te ndriçuara në madhësi të ndryshme. Njëra në formë sfere më të madhe, ndërsa tjetra më e vogël.
Këto ditë gjiri i Durresit ka pasur rreth 4 anije ushtarake që u morën edhe me çminimin e zonës nënujore, sikurse u deklarua, si dhe së fundi anija San Marko e marinës ushtarake italiane e cila është bregëzuar në port duke shkarkuar mjete e materiale për forcat ushtarake të KFOR-it.