Detaje të reja nga shpërthimi/ Marketi që u sulmua me tritol në pronësi të djalit të ish-presidentit të "Kamzës"

Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që u shënua në orët e para të së mërkurës në Kamëz.

Një shpërthim i ndodhur në marketin e shtetasit A. Q në rrugën “Demokracia” ka alarmuar policinë e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Mësohet se marketi të cili iu vendos lëndë shpërthyese është në pronësi të Arbi Qarrit.

Detaje të reja nga shpërthimi/ Marketi që u sulmua me tritol
Naim Qarri, ish-president i Klubit të futbollit Kamza

Po ashtu mësohet se ai është dhe djali i Naim Qarrit, biznesmen dhe ish-president i Klubit të futbollit Kamza.

Po ashtu, burime nga policia bëjnë me dije se Naim Qarri ka qënë edhe një herë tjetër shënjester i sulmit me lëndë plasëse, në vitin 2017.

Njoftimi i Policisë Kamëz - Informacion paraprak

Detaje të reja nga shpërthimi/ Marketi që u sulmua me tritol

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën "Demokracia", është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.