Himn për mësuesin, për herë të parë në historinë e arsimit shqiptar. Ide e shkollës “Jordan Misja”

Janë vargje dedikuar mësuesit. Për herë të parë në historinë e arsimit shqiptar ka një himn të thurur për ata që udhëheqin rrugën e dijes.

Në çdo varg falenderime, mirënjohje dhe vlerësim.

Ide e shkollës artistike "Jordan Misja", himni u këndua nga kori i nxënësve të Liceut, shoqëruar nga Orkestra e harqeve dhe veglave frymore.

Me tekst të poetes Mimoza Bici dhe kompozim të pedagogut Endri Sina, dedikimi për arsimtarët u prezantua për herë të parë në një aktivitet të zhvilluar për 7 Marsin në Tiranë.

Himni do të këndohet nga nxënësit në ditë festash, por nuk do të jetë i detyrueshëm si himni i flamurit që këndohet në shkolla të hënën e çdo jave.