Shembja e ndërtesave mbi 50-vjeçare, Meçe: Procesi i certifikimit antisizmik, urgjencë që doli nga tërmeti

Qeveria parashikon prishjen e godinave mbi 50-vjeçare që nuk janë të sigurta.

Inxhineri Arben Meçe i ftuar në "Ora e Betit" thotë se është e nevojshme një proces i certifikimit antisizmik.

Meçe: Kam qenë nga personat më aktivë gjatë tërmetit. Kemi konstatuar se mbi 90% e objekteve të shkatërruara të atij tërmeti janë objekte që kanë një periudhë historike para viteve 1990. Teknologjia e ndërtimit të asaj periudhe është shumë problematike. Në Shqipëri periudha '85-'95 është periudha më e keqe dhe më e pasigurt në Shqipëri. Pas viteve 2000 në Shqipëri filloi një teknologji më solide ndërtimi sepse futet konstruksioni i betonit me tullë. Prej 1980 për herë të parë u futën brezat antisizmike dhe kolonat antisizmike.Ndërtimet nga viti 1980 e poshtë janë pa regjim antisizmik. Shteti shqiptar duhet të fillojë një proces të certifikimit antisizmik. Çdo iniciativë për këtë synim duhet përshëndetur, ka të bëjë me sigurinë e qytetarit që u rrezikua në Durrës por Turqia e provoi se humb dhe jetën.