Dibër, djali i mitur plagos aksidentalisht nënën e tij me kallashnikov

Një 46-vjeçare në Dibër mbeti e plagosur me armë zjarri nga djali i saj i mitur. Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale.

"Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë  ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila  po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe arma e zjarrit kallashnikov.