Pogradec, mjeti del nga rruga dhe bie në lumin e Vërdovës
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 7 Mars 2023, 22:46
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e Pogradecit.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Vërdovës.
Olta: Nuk e shoh Kiarën, kam qejf ta ngacmoj
7 Mars, 22:29
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Vlen të theksohet se mungesa e sinjalistikës është ende prezente në këtë zonë pavarësisht kërkesave të shpeshta të banorëve për ti vendosur ato.
Ky është aksidenti i rradhës, ndërkohë qe ka patur edhe të tjerë me pasoja të rënda pasi mjetet qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

