Kërcet arma në Kurbin, plagoset një 49-vjeçar, niset me urgjencë drejt spitalit

Një 49-vjeçar, banues në Krujë, mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Lagunën e Patokut, rreth orës 17:00.

Shtetasi Besnik Selmani, 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte shtetasin Besnik Pula, 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë  mjekësore dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.