Makina përplaset me motorin në autostradën Vlorë-Fier, plagoset 44-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2023, 19:20
Një 44-vjeçar mbeti i plagosur nga përplasja e një makine me një motor.
Rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, një automjet tip "Renault" me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. P., 44 vjeç, i cili si pasoje e aksidentit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
