Si është e mundur që e ka zgjatur kaq shumë daljen në vetting gjyqtarja e Administratives Gentina Muçaj?
Kujtesë për ONM-në: A do të jetë kjo e fundit në nivelin e saj, si në disa raste që ka mbajtur qëndrime parimore, apo është dakordësuar me KPK-në për të kaluar gjyqtarë e prokurorë të përfolur si Gentiana Muçaj dhe Arian Muçaj.
Dirigjues janë Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko.
Kështu po vepron “nana” e pazareve Valbona Sanxhaktari, Pamela Qirko, e gjyqtarin e Administratives Tiranë, Gentiana Muçaj, së cilës i ka dhënë garanci se do t’i nxjerrë “të pastër, të aftë e me pasuri të ligjshme”, dhe nuk do t’i shkarkojë, mbasi ka detyrime për favoret e bëra në disa vendime gjyqi, që pasnesër del në seancë Vetting-u.
Është absurditet deri në skandal shtetëror që anëtarja e KPK-së Vetting-ut, Valbona Sanxhaktari ka bërë trampolinë me gjyqtaren Gentiana Muçaj duke i vendosur pushimin e gjykimit për çështjen e ndërrimit të mbiemrit të ish-bashkëshortit dhe heshtjes së saj për t’i kaluar çështja një gjyqtari tjetër. Po të analizohen çështjet e kësaj gjyqtareje në Lezhë dhe në Gjykatën Administrative të Tiranës sa problematika do të shikoni; sa njerëz të varfër ka marrë në qafë me vendimet absurde të saj me qëllim që t’u shërbejë kupolës së të gjitha kohërave, ca këndej e ca andej. Fakt ky që tregon emërimin e tyre në pika kyçe pa ju nënshtruar procesit të konkurrimit, por sipas marrëveshjes së qokave të bëra dhe premtimeve të dhëna.
Kjo gjyqtare është bashkëshortja e prokurorit Arian Muça, emri i të cilit është lakuar në listën e zezë të kryeministrit Edi Rama të publikuar më herët. Si është e mundur që kanë qëndruar kaq gjatë në sistem çifti i magjistratëve të drejtësisë dhe si kanë lobuar për të kapur pozicionet e fuqishme në sistemin e drejtësisë. Pavarësisht se ishte në këtë listë, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk e ndëshkoi Muçën, sepse e kishte preferencë dhe se e kishte emëruar pa Shkollën e Magjistraturës në këmbim të qokave të bëra dhe ndereve që do bënte ky çift magjistratësh.
Të jesh në listën e zezë të Ambasadës Amerikane dhe të dalësh pas 5 viteve në vetting nuk është quid, sepse përpara ka një kontratë dakordësie që i është dhënë çiftit të magjistratëve Muçaj.
Tashmë mbetet të shohim lojërat e fundit të KPK-së me gjyqtaren Gentiana Muçaj, e cila nuk është pak e përfolur nga mediat shqiptare, apo portalet shqiptare dhe në listën e zezë të kryeministrit Rama. Si është e mundur që e ka zgjatur kaq shumë vetting-un pa dalë, sepse ka qenë koha që të realizojë qokat e premtuara.


