Ndotja e ajrit në Tiranë, Rodion Gjoka tregon zonat më të prekura dhe nga se rrezikohemi
Ndotja e ajrit është kthyer në një problem serioz kohët e fundit jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën.
I ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora Rodion Gjoka, drejtues i njësisë së mjedisit dhe energjisë në Co-Plan tregoi zonat më të ndotura në Tiranë, si qyteti me ndotjen më të lartë në vend si dhe rreziqet që vijnë nga ndotja e ajrit.
"Ka probleme nga futja e grimcave në trup e grimcave të dëmshme. Këto sjellin deri në goditje në tru e trompozë. Të moshuarit janë më të rrezikuar nga ndotja e ajrit.
Vetëm gjatë pandemisë njerëzit e kuptuan se çfarë donte të thonte ajër i pastër.
Po shohim dhe një degradim të shëndetit publik. Instituti duhet që herë pas here të tregojë se si është situata me shëndetin publik.
Tirana është ndër qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes. Kjo pasi është një kolp ekonomik, pra punon e jeton.
Qendra, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Kryqëzimi i 5 Majit, Vasil Shanto, janë zonat ku buron ndotja për shkak të transportit," tha ai.