Kërcënoi vjehrrën se do ta vriste, arrestohet 36-vjeçari në Kukës
Një 36-vjeçar është arrestuar nga polciia në Kukës pasi përmes telefonit ka kërcënuar vjehrrën e tij ndërsa në banesë, iu gjet një armë zjarri pushkë të cilën e mbante pa leje.
"Për këtë rast, Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin H. M., 36 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe "Kanosja".
Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas," njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.