Aksident i rëndë te "5 Maji", përplasen dy makina, 5 të plagosur-FOTO-VIDEO
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 21:40
Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e "5 Majit" në kryeqytet mbrëmjen e sotme.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona.
"Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës "5 Maji", janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
