Një jetë me fëmijët, edukatorja 65-vjeçare: Të japin jetë, dita e fundit e punës më e vështira në 40 vite
Të punosh me fëmijët është sfidë më vete por dhe kenaqësi e madhe. Kështu shprehet edhe Rabije Doçi, ish edukatore tashmë në pension pas 40 vitesh punë në këtë profesion. Ajo thotë se dita e fundit e punës dhe ndarja me fëmijët, ka qenë më e vështira.
Rabije Daci gjithë jetën e saj ia kushtoi përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve në cerdhe e në shkollë.
Ka punuar në sistemin arsimor prej 40 vitesh dhe fillimet i kujton me nostaligji.
Prej 5 vitesh ka dalë në pension por thotë se shumë nga fëmijët që është kujdesur për të, e kujtojnë me rastin e 7 marsit.
"Më sjellin dhurata edhe tani. Nuk janë të shumta, por kam marrë," tha ajo.
Thotë se që e vogël i donte fëmijët ndaj dhe ky profesion i ka shtuar jetën
"Që e vogël fëmijët i kam pasur shumë qejf. Është një dashuri e paparë," tha ajo.

Për të emocionuese është kur nxënësit e saj që tashmë janë rritur e takojnë rastësisht dhe nuk e kanë harruar.
"Më ka bërë përshtypje një fëmijë që më tha: Mësuese e di pse të mbaj mend? Nga pikat tek faqja. Më përqafoi dhe më tha: Ti je zysha ime. Kisha 15 vite pa e takuar," tha ajo.
65 vjecarja thotë se nuk ka bërë dallime kurrë me fëmijët.
"Të hysh në botën e fëmijëve është e mrekullueshme. Por të hysh atje është e vështirë sepse duhet të ulesh në nivelin e tyre. Ndryshe asnjëherë nuk do ta kuptosh gjuhën, ndjenjat, dëshirat, emocionet," tha ajo.
Dalja në pension dhe shkëputja nga kontakti i përditshëm me nxënësit ishin për të dita e më e vështirë.