Edoardo Reja nis një aventurë të re në vendin e origjinës

Kush mendon se aventura në stolin e Shqipërisë ishte e fundit për 77-vjeçarin Edoardo Reja, gabohej rëndë sepse ish-trajneri kuqezi ka nisur një aventurë të re në vendin e origjinës, Slloveni.

Reja është emëruar në krye të sktolit të skuadrës, ND Gorica, qytet nga ka edhe prejardhjen e tij. Në këtë detyrë ai do të pasojë trajnerin vendas Miran Srebrni, i shkarkuar për rezultate negative.

Ndihmësit e tij te Kombëtarja Shqiptare, Luiggi Febrari dhe Sergio Porrini do të jenë në krah të 77-vjeçarit edhe në këtë aventurë të re. Lajmin e emërimit të tij në krye të stolit e bën të ditur vetë klubi slloven në kanalet zyrtare të komunikimit.