Futbollisti i Palmeiras provon dietën e Ronaldos: Mendova se do të vdisja

Të provosh të jesh Cristiano Ronaldo nuk është një gjë që mund ta bëjë kushdo dhe këtë e ka provuar në kurrizin e tij mesfushori i Palmeiras, Gabriel Merino. Në një intervstë, ai u shpreh se një ditë mori vendimin për të ndjekur saktësisht dietën e sulmuesit portugez po nuk ia doli mbanë, madje ka rrezikuar shumë.

“Isha nën peshë dhe doja ta imitoja dietën e Cristiano-s me çdo kusht për të kaluar me shpejtësi edhe hierarkitë e trajnerit në skuadër. Një vezë në mëngjes, peshk dhe sallatë në drekë dhe pothuajse e njëjta gjë edhe në darkë.

Gjithçka e shoqëruar me integrues të veçantë. Kur luajta ndeshjen e parë pasi kisha ngrënë me këtë dietë, nuk kisha më fuqi. Ndërsa po bëja nxemjen mendova se do të vdisja, ndërsa në 5 minutat e para të ndeshjes nuk mund të vrapoja më dhe kërkova që të më zëvendësonin”.

Një eksperiencë që mesfushori brazilian me siguri nuk do ta provojë më.