Futbolli që duam/ Mrekulli në Angli, Grimbsby Town pas 84 viteve në çerekfinalen e FA Cup (VIDEO)

Në Angli ekzistojnë mrekullitë dhe shembulli më i qartë për këtë është skuadra modeste e Grimsby Town. Ekipi gjysmëamator e divizionit të katërt pse siç njihet nga vendasit League Two, i cili për më tepër renditet në vendin e 16, eleminoi në FA Cup skuadrën e Premier League, Southampton.

Plot 3 kategori ose 64 vende në klasifikim diferencë mes dy ekipeve, por siç thonë në Angli, “futbolli është i të gjithëve”. “Lotaria” e 11-metërshave, u dhuroi djemve të Paul Hurst një ëndërr që askush nuk do ta kishte besuar pasi “Mariners” kualifikohen në një çerekfinale të FA Cup pas 84 vitesh.

Futbolli që duam/ Mrekulli në Angli, Grimbsby Town pas 84 viteve

76% e qarkullimit të topit dhe goli i parë i shënuar nga Southampton nuk mjaftuan që “Saints” të evitonin turpin pasi Holohan shënoi dy gola edhe pse në fund Caleta-Car barazoi për vendasit të cilët dolën me kokën poshtë në një nga ndeshjet më turpëruese të historisë së tyre.