28 milionë dollarë, policia e Los Angeles dëmshpërblen familjen e Kobe Bryant

Ish-bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant fiton gjyqin me policinë e Los Angeles që publikoi fotot e viktimave të aksidentit me helikopter ku ndodhej ish-basketbollisti dhe vajza e tij. 

Në akuzën e depozituar figuronin edhe emrat e dy vajzave të legjendës, Capri dhe Bianca ndërsa e gjitjë shuma do të shkojë në llogarinë e fondacionit "Kobe Bryant". 

Familja Bryant deklaron se me këtë vendim, viktimat kanë marrë respektin që meritonin ndërsa kjo praktikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Kobe dhe vajza e tij Gianna humbën jetën në një aksident me helikopter në 26 janar 2020.