Shakira flet për herë të parë dhe ka një mesazh të hidhur për të fejuarën e Pique
Për herë të parë pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira ka dhënë intervistën e parë dhe këtë e ka bërë për një televizion meksikan. Këngëtarja kolumbiane e pranon që vendimi për të qëndruar në heshtje e ka ndihmuar që të analizojë me ftohtësi situatën sepse në sytë e publikut çdo detaj mund të interpretohet në shumë mënyra.
“Ishte shumë e vështirë, jo vetëm për mua por edhe për fëmijët. Kam qenë e dashuruar me dashurinë dhe nuk arrita ta kuptoja situatën duke e parë nga një tjetër këndvështrim. Sot jam gati të shikoj përpara sepse kur një grua përballet me jetën, del më e fortë”.
Ajo nuk preferon të ndalet te marrëdhënia e Pique me studenten Clara Chia Marti por zgjedh të hedhë një “thumb” për të.
“Në Ferr ka një vend të rezervuar për femrat që nuk durojnë femrat e tjera”.
