E paprecedentë, Cadiz kërkon pezullimin e La Liga-s për vendimin e gabuar të VAR
Inisiativë e paprecedentë e Cadiz që kërkon pezullimin e La Liga-s dhe kërkesën e ka bërë në Arbitrazhin Sportiv të Lozanës.
Pas barazimit 1-1 ndaj Elche-s në javën e 17 të kampionatit, goli i barazimit të miqve u konvalidua nga sistemi VAR edhe pse lojtari i Elche-s ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje. Në lidhje me këtë episod, arbitri kryesor Del Cerro Grande kërkoi falje në përfundim të ndeshjes.
Pavarësisht kërkesës së klubit andaluzian për përsëritjen e 9 minutave të fundit të ndeshjes, federata spanjolle e ka hedhur poshtë një variant të tillë dhe Cadiz i është drejtuar CAS-it duke kërkuar pezullimin e përkohshëm të kampionatit çka do të ishte një vendim i paprecedentë në historinë e futbollit spanjoll dhe jo vetëm. Komiteti i Garimit në federatë u shpreh se nuk ka kompetencë për një gjë të tillë.
